12 Maj 2025

Ronaldinho nuk shkon në Beshiktash

Ankara, 7 gusht - Futbollisti brazilian, Ronaldinho e ka hedhur poshtë mundësinë e transferimit në Besiktas gjatë kësaj vere. Ylli i Atletico Mineiros dëshiron t’i mbetet besnik klubit brazilian, me të cilin së fundmi e fitoi evenimentin Copa Libertadores.

“Unë nuk mendoj për diçka tjetër përpos Atletico Mineiros. Jam i lumtur këtu dhe do ta respektoj kontratën”, deklaroi 33 vjeçari për Superesportes.

“Vëllai im ka udhëtuar drejt Turqisë për të biseduar për lojtarët tjerë, por më pas njerëzit kanë filluar të spekulojnë. Unë jam mjaft i lumtur këtu”, përfundoi Dinho, i cili u rikthye në atdhe në vitin 2011, pas eksperiencave evropiane me Paris Saint-Germain, Barcelona e Milan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)