Ronaldinho mund të bëhet drejtor te Barcelona
Barcelonë, 27 gusht - Barcelona dëshiron të bindë asin e Milanit, Ronaldinhon, që të pranojë rolin e drejtorit te klubi katalanas.
Gazetarja e \"El Mundo Deportivo\", Cristina Curbero, i ka thënë Radio Marces se presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka pasur një takim privat me Ronaldinhon, të cilit i ka ofruar postin e drejtorit të klubit te Barcelona, kur braziliani ta përfundojë karrierën e tij si futbollist.
Ronaldinho është pritur si hero para fillimit të ndeshjes për trofeun Joan Gamper në Camp Nou.