Ronaldinho lirohet nga paraburgimi
Asuncion, 6 mars - Ish-sulmuesi i Barcelonës, Ronaldinho është liruar pasi u arrestua për shkak të hyrjes në Paraguaj me pasaportë të falsifikuar me vëllain Roberto Asis.
Siç shkruajnë mediat lokale, sipas ligjeve paraguajane, dënimi më i rëndë për posedim të dokumenteve të rrejshme është 5 vite burg.
Ronaldinho të mërkurën arriti në Paraguaj për të promovuar librin e tij të ri “Gjeniu i jetës” dhe mori pjesë në një event humanitar.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldinho të arrestohet për shkelje të ngjashme, meqë në vitin 2018 autoritetet braziliane ia konfiskuan pasaportën sepse nuk pagoi një gjobë për shkak se ilegalisht ndërtoi një kompleks në Porto Alegre.