Ronaldinho ktheht serish në Milani
Milano, 9 nëntor - Kundër Palermos të mërkurën në mbrëmje, Allegri duhet të nxjerrë në fushë sërish edhe njëherë një Milan të ndryshuar.
Gjatë këtij takimi pritet të kthehet Ronaldinho, ndoshta pas krahëve të Ibrahimovic e Pato.
Thiago, Silva e Bonera janë ende të dëmtuar, ndërsa Antonini është prekur nga gripi.
Gjithashtu probleme edhe në mesfushë: Gattuso është i skualifikuar dhe Pirlo mund të mos luajë sepse rrezikon derbin nëse ndëshkohet me karton.
Në këtë mënyrë krijohet hapësirë për Flamini e Ambrosini me Seedorf në qendër.