Ronaldinho kërkon 4,5 milion euro për largimin
Milano, 25 dhjetor - Te Milani shpërthen çështja Ronaldinho. Ndërkohë që në Brazil në garë për shërbimet e mesfushorit kanë mbetur Palmeirasi dhe Gremio, janë acaruar marrëdhëniet ndërmjet vëllait-menaxher të lojtarit, Roberto de Asis dhe administratorit të klubit kuqezi, Adriano Galiani.
Arsyeja e përplasjes është dëmshpërblimi që Ronaldinjo pretendon të përfitojë për largimin nga Milani. Shifra e pretenduar është e konsiderueshme.
Bëhet fjalë minimalisht për gjysmën e mbetur të rrogës deri në fundit të këtij sezoni: e përkthyer në shifra 4,5 milionë euro (duke përfshirë edhe shpërblimet). Një pretendim të cilin Milani e cilëson të papranueshëm.