11 Janar 2025

Ronaldinho: Kam menduar të le futbollin

Rio de Zhanerio, 25 shkurt - Ylli brazilian, Ronaldinho zbuloi se vitin e kaluar ka menduar të varte këpucët në gozhdë kur iu sëmur e ëma.

Në një intervistë për \"Globoesporte\" ish kampioni i Botës në vitin 2002 deklaroi se nuk e ndërmori një veprim të tillë për shkak të mbështetjes që i treguan të gjithë njerëzit.

\"Kur ime ëmë u sëmur me kancer mendova se nuk kisha si të vazhdoja që të luaja. Thash se kishte ardhur koha që ta përfundoja këtu karrierën time dhe të kujdesesha për tim ëmë. Gjithsesi që të gjithë më mbështetën, duke filluar nga shokët e skuadrës, të afërmit.\"

\"Mamaja ime bëri një kontroll përfundimtar dhe nuk vuan më nga kjo sëmundje\", përfundoi ish asi i Barcelonës dhe Milan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)