Ronaldinho duhet të pranojë ulje të pagës
Milano, 31 mars - Milani është duke përgatitur rinovim të marrëveshjes me Ronaldinhon, por lojtari duhet të pranojë zvogëlim të pagës për 25 për qind.
Pas formës së shkëlqyeshme të brazilianit këtë sezon nën drejtimin e Leonardos, rosonerët shprehën dëshirë ta vazhdojnë marrëveshjen e lojtarit që skadon në vitin e ardhshëm.
Për shkak të përfshirjes së Milanit në garën për skudeton, zëvendëspresidenti i klubit Adriano Galliani nuk dëshiron të flasë shumë për këtë dhe ka lejuar që negociatat të zgjasin deri në fund të sezonit.
Corriere dello Sport shkruan se për të qëndruar në San Siro, Ronaldinho duhet të pranojë zvogëlim të pagës.
Ish-lojtari i Barcelonës merr pagë vjetore prej 8 milionë eurosh, por jo edhe sipas marrëveshjes së re, sipas të cilët do të fitojë 6 milionë në sezon.