Ronaldinho drejt Flamengos
Barcelonë, 13 korrik - Presidentja e Flamengos, Patricia Amorim, ka thënë se Ronaldinho dëshiron ti bashkohet klubit brazilian gjatë afatit kalimtar veror.
Unë e kam dëgjuar këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ai. Ronaldinho dëshiron që të na bashkohet neve këtë vit, ka thënë ajo për Il Corriere dello Sport.
Flamengo thuhet të jetë e gatshme të bëjë një ofertë prej 300 mijë eurosh në muaj për Ronaldinhon. E ardhmja e brazilianit ende nuk është e qartë, me Flamengon e interesuar për të pas kalimit të Adrianos te Roma.