06 Maj 2024

Ronaldinho arrin marrëveshje verbale me Flamengon

Rio de Zhenerio, 11 janar - Mediat braziliane raportojnë se ‘saga’ e transferimit të Ronaldinhos është pranë fundit, pasi që ylli i Milanit është shumë pranë kalimit te Flamengo.

Sipas mediave, zyrtarët e klubit nga Rio de Janeiro kanë arritur marrëveshje verbale me vëllanë agjentin e brazilianit, Roberto De Assis, ashtu që Dinho pritet të kalojë te Flamengo.

Bëhet e ditur se avokatët e të dyja palëve janë duke u marrë me dokumentacionin e përfshirë në transferim, ndërsa shumë shpejt pritet të bëhet edhe njoftimi zyrtar mbi marrëveshjen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)