Roma zyrtarizon Adrianon për 3 vjet
Romë, 28 prill - Roma zyrtarizon blerjen e parë të sezonit që është jo një emër i zakonshem por pikerisht sulmuesi i Flamengos dhe ish interisti, Adriano.
Nenkampionët e Italisë kanë arritur të bien dakort me Perandorin pasi dretori verdhekuq Daniele Prade dhe sulmuesi kanë drekuar në një lokal në Rio ku gjeten gjuhen e përbashket.
Kështu, sulmuesi do firmosë një kontratë që do ta lidhe për 3 vitet e ardhshme me skuadren kryeqytetase.
Biseduam me Praden i cili na paraqiti projektin që na pelqeu. Pas pak ditesh Adriano do vijë në Itali për të hedhur firmen. Me Flamengon kemi folur dhe gjithcka eshte ne rregull, tha agjenti i lojtarit Gilmar Rinaldi.
Blerja e Adrianos i ndez driten jeshile largimit te sulmuesit Luca Toni, i cili nuk arriti te bindte drejtuesit verdhekuq pasi u transferua në Romë gjatë merkatos së dimrit.