06 Janar 2025

Roma triumfoi në Napoli

Napoli, 19 dhjetor - Roma ka triumfuar në Napoli, në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A. Ekipi i Luis Enriques fitoi 3-1, duke u ngritur në pozitën e tetë në tabelë.

Portieri vendës De Sanctis ka bërë një gabim që në fillim të takimit, duke shënuar autogol, ndërsa, epërsinë e skuadrës mysafire e ka shtuar sulmuesi Osvaldo.

Kurse, mesfushori vendës Hamsik ia shtoi shpresat ekipit napolitan duke e ngushtuar rezultatin, mirëpo për tri pikët e mëdha të Romës u përkujdes mesfushori Simplicio.

Kurse, në takimin tjetër, Lazio ndau pikët me Udinesen. Mysafirët shënuan të parët me anë të sulmuesit Flores, kurse shifrat i barazoi mesfushori vendës, Lulic.

Ferronetti shënoi autogol për Lazion, ndërsa Pinzi barazoi gjithçka. Udinese është e treta, kurse Lazio e katërta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)