Roma sot nënshkruan me Jose Angel
Romë, 4 korrik - Drejtori i Romës, Walter Sabatini, ka deklaruar se sot pritet të nënshkruhet me mbrojtësin e Sporting Gijon, Jose Angel.
I riu spanjoll është synim i trajnerit të ri të Romës, Luis Enrique, dhe duket se dëshira e këtij të fundit do të realizohet së shpejti.
Ne do ta mbyllim marrëveshjen për Jose Angel gjatë të hënës, ka thënë Sabatini në një prononcim gjatë ditës së djeshme.