Roma refuzoi 100 milion eurotë për De Rossin
Romë, 19 shtator - Menaxheri gjeneral i Romës, Franko Baldini ka deklaruar se në sezonin kalimtar veror të transferimeve ka refuzuar ofertën prej 100 milion eurove për Daniel de Rossi.
\"De Rossi deri në fund të jetës do të mbetet tek Roma. Kemi refuzuar disa oferta për të gjatë verës, njëra prej të cilave ka pasur çmimin edhe deri në 100 milion euro\", deklaroi Baldini për mediat italiane.
Ai ka shtuar se ish-trajneri Luis Enrique ka bërë disa punë të mira tek Roma, edhe pse ai braktisi ate, duke qëndruar vetëm një sezon.