Roma nxjerr në shitje De Rossi-n
Romë, 31 maj - Drejtuesit e klubit verdh e kuq kanë vendosur ta nxjerrin në merkato mesfushorin De Rossi, që shihej si ikonë tek kjo skuadër. Ofertat për të kanë qënë gjithmonë prezente kur startonin sezonet e transferimeve.
Një nga klubet që pretendojnë De Rossin është Chelsea, por kjo mund të ndodh sapo Mourinho të emërohet zyrtarisht në krye të Londinezve.
Për blutë e Standford Bridge, ky operacion mendohet të kushtoj nga 12-15 milion euro. Por nuk duhet anashkaluar as Reali i Madridit, pasi një kalim i mundshëm i Ancelotit në stolin madrilen mund të hap rrugë bisedimeve për mesfushorin e Romës.
Ky sezon nuk ka qënë nga më të mirët për të dhe në memorien tonë vjen oferta e vjetshme e Manchester City prej 24 milion eurosh, por transferta nuk u krye, e pas ketij sezoni jo shumë të mirë vlera e kartonit të Daniele De Rossit ka rënë ndjeshëm.