Roma nënshkruan me Nicolas Lopez
Prishtinë, 12 janar - Roma ka deklaruar se ka nënshkruar me sulmuesin uruguaian, Nicolas Lopez.
Lopez kishte arritur marrëveshje që gjatë verës dhe iu nënshtrua testeve mjekësore disa muaj më parë, por për shkak të afateve dhe zvarritjeve gjatë procedurave ai ka arritur të nënshkruajë kontratën vetëm tani.
Nacional dhe Federata Uruguaiane e Futbollit do të fitojnë një milionë dollarë për transferimin.