Roma konfirmon transferimin e Dodos
Romë, 4 korrik - Roma ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut, Dodo, si transfer të lirë, pas lirimit të tij nga Corinthians.
A.S. Roma njofton se ka arritur kontratë sportive me Jose Rodolfo Pires Ribeiro (Dodo) për kohëzgjatje prej pesë vitesh, me efekt që nga dita e sotme (3 korrik) deri më 30 qershor 2017.
Lojtari arrin nga S.C. Corinthians Paulista, nga ku kontrata e tij është ndërprerë në të njëjtën kohë kur ka nënshkruar me A.S. Roma, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Giallorossët.