Roma kërkon Ancelottin
Romë, 23 shkurt - Drejtuesit e Romës, kërkojnë që në sezonin e ri në pankinën e tyre të jetë trajneri aktual i Chelseat, Carlo Ancelotti.
Pas dorëheqjes së Ranierit në pankinën e Romës erdhi ish-sulmuesi i saj, Vincenzo Montella por ai do të qëndrojë te klubi romak deri në fund të sezonit.
Corriere dello Sport raporton se Carlo Ancelotti është favorit për të siguruar pankinën e Romës në sezonin e ri.
Ancelotti ishte dhjetë vjet lojtar i Romës duke e fituar edhe titullin me këtë ekip në vitin 1983.