Roma e huazon Fernando Gagon

Romë, 1 shtator - Roma e ka huazuar Fernando Gagon në momentet e fundit të merkatos të verës, i cili përfundoi të mërkurën mbrëma.
Mesfushori argjentinas nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho, kështu që ai do ta vazhdojë karrierën në Itali.
Ekipi nga Serie A e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti. Roma është ekipi më i përforcuar në Itali.
Ekipi kryeqytetas të mërkurën u përforcuan edhe me mbrojtësin e Wolfsburgut, Simon Kjaer dhe me mesfushorin e Olympique Lyon, Miralem Pjanic.