Roma dëshiron Militon në rradhët e veta
Romë, 4 gusht - Mbrojtësi i Barcelonës Gabriel Milito është futur në radarin e skuadrës Italiane, Roma që e dëshiron lojtarin në rradhët e veta.Milito duket se do të ketë një të ardhme tek Roma.
Gabri Milito duket se do largohet nga skuadra e La Ligas sepse atij i duket e kotë të luftojë për vendin e parë në skuadër kur në konkurencë i ka Pique dhe Pyoul.
Roma duhet të jetë e shpejtë dhe e saktë në shumën e lojtarit nëse dëshiron që atë ta ketë në skuadër pasi ka edhe skuadra tjera që e dëshirojnë Militon.