Rolandinho largohet nga Flamengo për shkak borxhit
Rio de Zhaniero, 1 qershor - Ronaldinho, dikur i njohur si lojtari më i mirë në botë, ka braktisur klubin brazilian Flamengo dhe është në kërkim të klubit të ri.
Ai mori këtë vendim, pasi që klubi brazilian nuk kishte përmbushur pagesën e duhur në bazë të marrëveshjes së firmosur.
Braziliani gjatë kohë ka qenë në luftë me drejtorinë e klubit, për shkak të rritjes së borxhit ndaj tij.
Mbrëmë është publikuar vendimi për prishjen e njëanshme të kontratës. Sipas Ronaldinjos, Flamengo i ka borxh atij një shumë prej 16 milion euro, për shkak të mbetjeve të rrogës, mospagesës së bonuseve dhe të drejtat e autorit.
Gjykata në Rio de Zhaniero ka gjykuar në favor të futbollistit 32 vje[ar, duke i kërkuar klubit të shlyejë borxhet.