Robinjo: Mançini është një trajner i paaftë
Mançester, 9 mars - Robinjo ka kritikuar ashpër trajnerin e Mançester Sitit, Roberto Mançinin, duke e vënë në pikëpyetje aftësinë e tij si trajner dhe duke pohuar se italiani e bëri atë të humbasë besimin pas zëvendësimeve të vazhdueshme.
Pas një sezoni irritues me Sitin, braziliani shkoi si huazim te klubi ku filloi karrierën, Santos, ku shënoi 4 gola në 6 ndeshje.
Te Mançester Siti e dija se do të fillonin zëvendësimet, pasi që trajneri nuk ka pasur besim te unë. Më pas, fillon të humbet besimi në fushë. Ishte hera e parë që unë përjetoj diçka të tillë. Nuk ishte mungesë respekti. Mendoj se është mungesë e aftësisë si trajner, përfundoi Robinjo.