Robinho mund të shitet
Milano, 15 mars - Në shtëpinë e Milanit vazhdon të flitet për të ardhmen e Robinhos.
Sipas La Gazzetta dello Sport, sulmuesi brazilian mund të shitet, pasi në Brazil merkatoja është e hapur deri në fund të ketij muaji.
Në teori Santosi pas tentativës së parë në Janar mund ti rikthehet sërish çështjes, gjithsesi mungojnë konfirmimet nga të dyja palët dhe për këtë arsye është më e thjeshtë të mendosh se kjo çështje mund të mbyllet në fund të sezonit.
Kontrata e Robinhos përfundon në vitin 2014 dhe nuk ka alternativa, ose të firmosë kontratën me Milanin, ose të rikthehet në Brazil.
Alternativa e dytë duket më e pëlqyeshme nga braziliani, i cili nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për tu rikthyer në vendlindje.