Robinho, drejt kalimit te Flamengo
Milano, 25 dhjetor - Pas Ronaldinho-s, edhe Robinho mund të ndjekë të njëjtin rrugëtim nga Milan te Flamengo.
E ka zbuluar pikërisht Adriano Galliani, i zbritur në Rio de Janeiro për të kryer tratativa për shitjen e brazilianit: Po, është e mundshme.
Administratori kuqezi, në orët e ardhshme, do të takohet me drejtuesit e Flamengos për Binho-n, teksa ky i fundit zbulon: E dini shumë mirë çfarë ndjenje kam për Santos, por edhe Flamengo është një klub i madh. Ende nuk kam vendosur, kam një kontratë me Milan-in. Të shohim.
Robinho nuk kërkon të zhbalancohet, në pritje të verdiktit të bisedimeve mes Gallianit dhe dy klubeve.
Të gjithë e dinë se çfarë ndiej për Santos-in, por edhe Flamengo është klub i madh, - thotë ai për Globoesporte. - Historinë time me Santos e dinë të gjithë, por ende nuk kam vendosur asgjë. Kam akoma një kontratë me Milan-in, kështu që të shohim."
"Në Milano ndihem mirë, nëse do të largohem ende nuk e di këtë gjë. Përsëris, kam akoma një kontratë të vlefshme dhe e ardhmja ime është në duart e Zotit.
Nga një brazilian, te një tjetër, duke parë që në axhendën e Galliani-t është edhe takimi me presidentin e Corinthians, për të diskutuar mbi të ardhmen e Pato-s, gjithmonë e më pranë rikthimit në Brazil.