Robinho do të transferohet në Flamengo pas Vitit të Ri
Milano, 27 dhjetor - Robinho nuk do të transferohet në Brazil para Vitit të Ri. Për këtë ka siguruar zëvendës presidenti i Milanit, Adriano Galliani, i cili ka folur për transferimin e mundshëm të sulmuesit brazilian tek Flamengo.
Nuk mund të mbyllet asnjë marrëveshje me Flamengon para 2 janarit, kur udhëheqësia e re e klubit brazilian do ta marrë komandën. Deri atëherë, mund të paraqiten klube të reja. Robinho nuk është në Rio. Ai dëshiron të rikthehet, por nuk e di nëse Flamengo i ka paratë për tia paguar Milanit, theksoi Galliani, i cili gjenet në Brazil.
Për ish futbollistin e Real Madridit dhe Manchester Cityt janë interesuar edhe Santosi, Sao Paolo, Corinthiansi e Fluminense.