11 Maj 2025

Robinho do të qëndrojë tek Milan

Milan, 12 korrik - Robinho do të qëndrojë tek Milan. Njoftimin e ka bërë vetë braziliani me anë të një komunikate të publikuar në faqen e tij të internetit.

“Negociatat zyrtarisht janë mbyllur”, ka sqaruar Robinho, duke iu referuar kthimit të tij të mundshëm tek Santos, ku u rrit dhe luajti deri në vitin 2005.

“Nuk ka asnjë fajtor. Operacioni nuk ishte aspak i thjeshtë dhe pavarësisht konçesioneve të bëra nga Milan dhe unë, Santos na informoi se nuk ka burime ekonomike për të paguar klubin dhe angazhimin tim”, ka njoftuar Robinho.

Braziliani ka siguruar se ka bërë konçesione të ndryshme në mënyrë që t’i jepte Santosit preferencën, duke hequr dorë nga ofertat e klubeve të tjera dhe hequr dorë nga përfitimet tek Milan, përfshirë gatishmërinë për një rrogë të reduktuar tek klubi brazilian.

Duke i uruar fat Santosit, lojtari ka shtuar: “Do të vazhdoj kontratën deri në vititn 2014 me Milan, klub që më ka trajtuar me respekt dhe profesionalizëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)