Roberto di Matteo favorit për të drejtuar Stoke Cityn
Napoli, 22 maj - Ish-menaxheri i Chelseat dhe West Bromwich Albion, Roberto di Matteo, është favorit për të marrë në drejtim Stoke Cityn.
Skuadra e Ligës Premier dje zbuloi se Tony Pulis nuk do të jetë më nën drejtim të skuadrës në sezonin e ardhshëm.
Mark Hughes, Martin ONeill dhe Alan Curbishley po ashtu janë në listën e menaxherëve të cilës presin të angazhohen. Por, sipas mediave angleze, Di Matteo është favoriti kryesor.