Roben deri më 2015 në Bajern
Munich, 2 prill - Holandezi Arjen Roben nuk do të jetë një nga yjet e transferimeve gjatë verës.
Ai pritet që gjatë muajit prill të nënshkruaj një kontratë trevjeçare me bavarezët dhe me këtë do të ndërpriten të gjitha spekulimet për largimin e tij.
Gazeta gjermane Bild ka shkruar se lojtari holandez ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në 2015, pasi që kontrata e tij skadon në verën e 2013.
Roben kohëve të fundit ka treguar një lojë fantastike, pas kthimit nga lëndimet e shumta, dhe se kjo ka qenë arsyeja që bavarezët kanë theksuar nevojën për të mbajtur dribluesin holandez.