Robben pranë largimit nga Bayern
Mynih, 10 dhjetor - Dëmtimet e vazhdueshme dhe mungesa e gjatë kanë bërë që Bayern Mynih të mendojë seriozisht për zëvendësimin e Arjen Robben dhe kandidati më i mundshëm duket Marco Reus i Borussia Monchengladbach.
Për 22 vjeçarin sinjalet janë dhënë dhe madje mjaft të qarta edhe nga vetë shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, i cili e ka cilësuar Reus, si një lojtar tepër interesant.
Për planin e Bayernit, ka shkruar gazeta Bild, sipas të cilës Reus është një alternativë për zëvendësimin e Robben dhe jo përforcim në ekip.
Reus ka kontratë deri në 2015 me Monchengladbach, por klauzola 17.5 milionë Euro mund të hyjë në fuqi në merkaton e verës. Arkës së Bayernit do ti kushtojë edhe Robben, që sipas marrëveshjes, largimin e ka të parashikuar në vitin 2013.