Robben, ka pranuar se nuk është i gatshëm ende për të luajtur
Munich, 2 nëntor - Anësori i Bayernit të Munichut, Arjen Robben, ka pranuar se ai nuk është i gatshëm ende për të luajtur, për shkak se dëshiron të jetë plotësisht i përgatitur.
Nuk bëra shumë diferencë ndaj Kaiserslauternit, por ishte mirë të jem kapiten. Kjo më bëri krenar. Sidoqoftë, ne të gjithë e arritëm këtë fitore së bashku. Një rezultat 4-0 mund të duket impresiv, por ne luajtëm me një ekip që kurrë nuk luajti së bashku.
Një paraqitje e tillë jo thjesht ndodh ashtu, jam krenar me këta djem të rinj, të cilët bënë punë të mirë, u shpreh Robben që luajti në ndeshjen për kupë, por që refuzon të pranojë se është 100 përqind i gatshëm.