Rivaldo paralajmëron pensionimin
Rio de Zhenerio, 24 tetor - Legjenda braziliane, Rivaldo, ka bërë të ditur se mund të pensionohet nga futbolli pas lëndimit që pësoi duke luajtur për ekipin e tij Kabuscorp.
Ish-mesfushori i Barcelonës ka lënduar shpatullën dhe brinjët dhe duhet ti nënshtrohet fizioterapisë për tu shëruar.
Me këtë lëndim sezonin është praktikisht i përfunduar për mua në Angola.
Duhet të mendoj nëse do të ndalem së luajturi ose do të vazhdoj edhe për një vit, ka shkruar 40-vjeçari në Twitter.