Rikthehet Cassano në Milanello
Prishtinë, 21 nëntor - Siç është deklaruar dje nga Klubi i Milanit, Antonio Cassano do të bëj sot rikthimin në Milanello.
Do të jetë diçka speciale për sulmuesin barez, i cili pas një periudhe rehabilitimi absolut mund të kthehet në qëndrën sportive të stërvitjes.
Nuk bëhet fjalë për një vizitë të izoluar por për fillimin e një periudhe të gjatë rehabilitimi. Cassano do të nisë ta frekuentojë rregullisht Milanellon, duke filluar fillimisht stërvitjen e veçuar me biçikletë.
Sot, Cassano do të ketë një takim me stafin mjekësor dhe atletik të Milanit për të përcaktuar planin e punës për rikuperimin e sëmundjes që do embajë për rreth 6 muaj larg fushave.