Rikthehet Antonio Conte
Torino, 4 dhjetor - Antonio Conte rikthehet në stolin e Juventusit pas 4 muajsh pezullim, dënim që iu dha për përfshirjen e tij tangente në skandalin e trukimeve.
Lumturia është e madhe edhe për futbollistët e tij, të cilët e kanë ndjerë mungesën e udhëheqësit dhe po ashtu tek tifozët që mund të festojnë ashtu si majin e shkuar kur skuadra e tyre e zemrës u shpall kampione.
Antonio do të ulet në stol më 9 dhjetor, në ndeshjen jashtë fushe ndaj Palermos, ndërsa mediat kurrë nuk e kanë fshehur se ai ka qenë vendimtar në ringjalljen e traditës së një Juventusi fitues.
Konte u dënua në 10 dhjetor, fillimisht me 10 muaj pezullim, dënim që më pas iu ul në 4. Ai u gjet fajtor jo si i përfshirë në trukime, por sepse nuk denoncoi atë që ndodhi në përballjet e manipuluara Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena, kur ai ishte trajner i së dytës në Serinë B.
Tashmë, gjithçka ka përfunduar, ndërsa Juventusi është kujdesur që trajneri të ndihet i kënaqur në rikthim: \"Zonja e Vjetër\" vazhdon të jetë në majë të Serie A.