Rihapet stadiumi Maracana
Rio de Janeiro, 29 prill - Pas një rikonstruksioni dhe rinovimi total që zgjati 3 vjet, stadiumi legjendar Maracana hapi sërish dyert jo për një event zyrtar por më shumë si një test i parë pas punimeve të realizuara.
Ndeshja e zhvilluar në Maracana ishte mes miqve të Ronaldos dhe miqve të Bebetos e fituar nga skuadra e ish fenomenit 8-5.
Golin e parë në stadiumin tërësisht të ndrysuar e pati nderin ta shënonte Washington, ish lojtari i Sao Paolos ndërsa Ronaldo shënoi 2 herë dhe Bebeto 1 të tillë.
Dyert e stadiumit ishin të hapur për një tifozeri të veçantë, pasi bileta kishin vetëm familjet e 5 mijë punëtorëve që po punojnë ende në përfundimin e rikonstruksionit me vlerë 500 mln dollarë.
Në stadium ishin të pranishëm 25 mijë persona ndërsa kapaciteti i impiantit është 78 mijë.