Rifillon ndërtimi i palestres së sporteve në Zhegër
Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, gjatë vizitës atje, ka thënë se Komuna do të jetë strikte në monitorimin dhe zbatueshmërinë e këtij projekti tejet i rëndësishëm për këtë fshat.
“Punimet këtu janë duke u bërë me një dinamikë mjaftë të madhe. Jemi në monitorim edhe me kompaninë mbikëqyrëse, por edhe përmes projekt-menaxherit tonë. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj zone dhe kemi marrë zotimin e operatorit që në afat sa më të shkurtët do të përfundohet. Komuna do të jetë strikte në monitorim dhe zbatueshmëri”, ka thënë Ismajli.
Vlera e këtij projekti është 1 milion e 100 mijë euro, që është financim i Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit.
Ndërkohë, me propozim të qytetarëve të Zhegrës kjo palestër pritet të emërohet me emrin e dëshmorëve, Shaban e Sami Ukshinit.