Ricardo Carvalho mund të largohet nga Reali
Madrid, 2 mars - Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho mund të largohet nga klubi i tij nëse nuk arrin marrëveshje të re për të shtuar edhe dy vite tjera në kontratën e tij.
Jose Mourinho në tetor ka thënë se Carvalho do të qëndrojë te Real Madridi deri në 2013 mirëpo ende asnjë konfirmim zyrtar nuk ka ardhur nga klubi i Los Blancos.
Tani thuhet se Carvalho është shumë largë rinovimit të kontratës së tij dhe për këtë arsye mund të largohet fare nga Real Madridi.