Ribery sulmohet nga një bashkëkombës i tij
Paris, 14 shkurt - Një mëngjes jo fort i këndshëm për yllin e futbollit francez, Franck Ribery pasi qe është sulmuar nga një bashkëkombës i tij, pas seancës stërvitore të zhvilluar të mërkurën në qendrën stërvitore të gjigantit Bavarez.
Sipas të përditshmes franceze, agresori e ka kërcënuar futbollistin e Bayern Munichut, përpos që e ka sulmuar.
Për momentin nuk janë dhënë më shumë informata rreth këtij rasti dhe për motivet e këtij sulmi, ndërsa policia po punoj që ta zbardh rastin dhe ta arrestojë sulmuesin.
Ribery më pas ka vazhduar rrugës së tij, me shpresën që një sulm i tillë të mos i ndodh më.