Ribery pranë rinovimit deri në 2017
Munchen, 27 maj - Franck Ribery do të rinovojë kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2017.
Sipas Kicker, francezit i skadon kontrata në vitin 2015 dhe sulmuesi do të vazhdojë të luajë për bavarezët deri në vitin 2017.
Disa ditë më parë, Ribery ishte shprehur: Nëse do të ishte e mundur një rinovim kontrate, unë jam shumë dakord. Franck Ribery luan me Bayern që nga viti 2007, i blerë për 25 milionë euro nga Olympique Marseille.
Këtë sezon ka luajtur 51 ndeshje duke shënuar 13 gola e duke fituar kampionatn gjerman dhe Ligën e Kampioneve.