Ribery pensionohet në Bayern
Munich, 11 dhjetor - Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet me gjigantin bavarez deri në përfundimin e karrierës së tij.
Ylli francez është një prej futbollistëve kryesor të liderit aktual të Bundesligës. Dhe, ai ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga Allianz Arena, ku do të ishte i lumtur të mbetet deri kur të vendos për tu pensionuar nga futbolli.
Kam kontratë me Bayernin deri më 2015 por dua të vazhdoj. Për të bërë këtë duhet të bisedoj me Uli Hoenessin. Do të më pëlqente të përfundoj karrierën këtu, deklaroi Ribery për mediet gjermane.