Ribery nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Bayerni
Mynich, 23 tetor - Nuk ka aspak ndërmend të largohet nga Bayerni i Mynichut Franck Ribery, pavarësisht zërave që e projektojnë të ardhmen e tij larg skuadrës gjermane.
Në të vërtetë është vetë Ribery ai që jep këtë konfirmim më qëllim për të shuar çdo hije dyshimi mbi këtë temë:
Këtu ndihem shumë i lumtur dhe për më tepër kam një kontratë që skadon në vitin 2015. Objektivi im është të fitoj Champions Leaguen me këtë klub.
Dua shumë që të ndodh kjo, jo vetëm për realizimin tim personal me këtë ekip por edhe për të shpëblyer tifozët për besimin që na kanë dhënë ne si skuadër dhe për mbështjen që vijojnë të na japin edhe pas sezonit të shkuar, përfundon Ribery.