Ribery nuk do të luajë për një muaj
Mynih, 24 shtator - Një muaj pushim. Ky është vendimi që kanë marrë mjekët për Franck Ribery, pas dëmtimit të djeshëm të futbollistit të Bajernit të Mynihut gjatë ndeshjes kundër Hoffenheim.
Analizat që francezi iu është nënshtruar këtë mëngjes, kanë nxjerrë një dëmtim në kavilje.
Ribery duhet të mbajë këmbën në allçi për disa ditë, më pas mund të fillojë rehabilitimin.
Kthimi në fushë është parashikuar për në gjysmën e tetorit.