Ribery jashtë finales së Champions League
Paris, 19 maj - Frank Ribery nuk do të luajë në finalen e Liges së Kampioneve, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv nuk ka pranuar kërkesën e Bajernit të Mynihut për të hequr skualifikimin me tre ndeshje në dem të futbollistit francez.
Ribery u dënua nga Komisioni i Disiplines së UEFA-së, pas ndërhyrjes se rëndë në dem të sulmuesit të Olimpikut të Marsejes Lisandro Lopez në gjysmëfinalen e Champions.
Ky vendim u kundërshtua nga klubi bavarez, qe ne fillim apeloi ne Komisionin e Apelit ne UEFA dhe me pas iu drejtua Gjykates se Arbitrazhit Sportiv qe ndodhet ne Lozane te Zvicres. Por edhe shkalla me e larte e drejtesise sportive la ne fuqi skualifikimin disiplinor me tre ndeshje per Ribery.
Ne kete menyre, futbollistit francez te Bajernit te Mynihut i eshte shuar dhe shpresa e fundit per te qene ne fushe kunder Interit ne finalen e Liges se Kampioneve, e cila do të luhet me 22 maj në Santiago Bernabeu te Madridit. Nderkohë, Bajerni i Mynihut ka nisur përgatitjet per finalen kunder Interit.
Gjermanet e drejtuar nga trajneri Louis Van Gal do të kërkojnë trofeun me të rëndesishëm të futbollit evropian për klube pas fitimit te titullit kampion dhe Kupes në Gjermani.