Ribery e Mourinho drejt Old Traffordit
Manchester, 22 prill - Jose Mourino dhe Franck Ribery mësohet të jenë caqet kryesore të Manchester Unitedit për këtë afat kalimtar veror.
Sipas burimeve brenda Unitedit, klubi nga Old Trafford dëshiron që tia ofrojë Dimitar Berbatovin skuadrës së Bayern Munichut plus 40 milionë euro për të sjellë Franck Riberyn në Mançester.
Kjo ofertë do të ishte lehtë e pranueshme për drejtuesit bavarezë kur dihet se kontrata e Ribery skadon sezonin e ardhshëm.
Jose Mourinho me paraqitjen e djeshme të skuadrës së tij ndaj Barcelonës, më shumë se kurrë ka bindur drejtuesit e Old Trafford që ta përcaktojnë atë si pasuesin e Fergusonit.
Sidoqoftë, portugezi do të duhet të nënshkruajë një parakontratë në të cilën do të garantonte qëndrimin tek Inter dhe për një sezon, e më pas të transferohet në Old Trafford, në kohën kur dhe do të pensionohet Ferguson.
Asnjë prej këtyre spekulimeve nuk janë konfirmuar zyrtarisht, si nga agjentët e të lartpërmendurve ashtu edhe nga zyrtarët e klubeve respektive.