Ribery dënohet me dy ndeshje
Munich, 21 dhjetor - Futbollisti i Bayern Munich, Franck Ribery është dënuar me dy ndeshje moslojë në Kupën e Gjermanisë, pas përjashtimit me meritë kundër Augsburgut, në takimin e zhvilluar të martën.
Futbollisti francez është përjashtuar prej ndeshjes së fituar me rezultat 2:0 nga Bayern, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarit të Augsburg, Ja-Ceol Koom.
Pas ndërhyrjes së ashpër të Riberyt, Koom reagoi duke e kapur për qafe lojtarin bavarez, ndërsa francezi kundërshtarin e tij e goditi në fytyrë.
Për shkak të pezullimit, Ribery do të humbasë ndeshjen e çerek-finales së Kupës kundër Borussia Dortmundit, i cili do të zhvillohet në muajin shkurt.
Menaxhmenti i klubit bavarez pas këtij vendimi të Komisionit Disiplinor kanë deklaruar se e pranojnë dënimin edhe pse ka mendime të ndryshme në mesin e zyrtarëve të klubit rreth këtij pezullimi..