Ribery beson se është kthyer në formën e tij
Munich, 13 shtator - Mesfushori i Bayern i Munchit Franck Ribery beson se është kthyer në formën e tij më të mirë pas tejkalimit të problemeve me lëndime në sezonet e fundit dhe tashmë është rikthyer më i fortë se dikur.
Mesfushori francez shënoi dy gola në fitoren 7-0 ndaj Freiburgut në Bundesligë të shtunën duke ngritur në tre kuotën e shënimeve nga pesë ndeshje.
\"Jam sërish ai Ribery i vjetër. Ndihem mirë këtë sezon si dhe me trajnerin Jupp Heynckess\".
\"Nuk kam pasur këtë ndjenjë për tashmë dy vite. Isha i lodhur dhe nuk kënaqesha me veten. Tani gjërat janë më mirë\", tha Ribery për BILD.