Riberi, klubet më të mira e kërkojnë
Romë, 13 mars - Siç edhe është bërë e ditur kohë më parë, Reali i Madridit, pas eliminimit surprizë në përballjen e dyfishtë në Champions League nga Lioni, ka vënë në shënjestër talentin francez Frank Riberi (26-vjeçar) për fushatën e ardhshme të transferimeve verore.
Por për yllin e skuadrës së Bajernit të Mynihut, sikurse bëhet e njohur nga Mbretëria e Bashkuara, janë përqendruar edhe vëmendjet e Mançester Junajtid dhe Çelsit.
Të dyja skuadrat angleze synojnë të bëjnë të vetin Riberinë, i cili duket pranë largimit nga bavarezët.