Ribeiro: Robinho nuk vlen 10 mln Euro
Santos, 25 qershor - Presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro beson se sulmuesi i Milanit, Robinho nuk vlen 10 milion Euro.
Klubi brazilian prej kohësh dëshiron 29-vjeçarin, por klauzola e vendosur nga kuqezinjtë duket e tepruar për Ribeiro, që edhe pse përfitoi 57 mln Euro nga shitja e Neymar nuk dëshiron te derdhë në arkat e Milanit shifrën e kërkuar.
Një lojtar që është 29-vjeç dhe nuk aktivizohet me ekipin kombëtar, nuk besoj se vlen 10 mln Euro. Gjithashtu Robinhos i ka mbetur dhe 1 vit kontratë me Milanin, për këtë arsye kartoni i tij nuk shkon më shumë se 6 mln Euro theksoi 72-vejçari.