Revolucion në kombëtaren e Francës
Trajneri, i cili zëvendësoi në pankinen franceze Raymond Domenech, për miqësoren kundër Norvegjisë ka grumbulluar 13 lojtarë të rinj, përfshirë edhe sulmuesin e Realit te Madridit Karim Benzema, i cili vazhdon të jetë nen hetim për skandalin seksual ku është i përfshirë pashkë me futbollistin e Bajernit të Mynihut Frank Ribery.
Ky i fundit nuk është grumbulluar nga Blanc, i cili ka sqaruar së vendimi i tij nuk ka të bejë me hetimet. Kjo gjë përforcohet edhe me therritjen e Benzema, në kundërshtim me dëshirën e ministres se sporteve ne France Roselyne Bachelot, e cila kishte thënë se ai dhe Ribery nuk mund te përfaqësojnë vendin e tyre derisa janë nen hetim.
\"Unë pranova te behëm trajneri i kombëtares per te arritur nje objektiv dhe shpreso ta realizoj kete. Nuk mund te penalizojme veten tone vetëm se kërkohet nje ndeshkim per nje episod dramatik qe nuk eshte sqaruar ende, ka bere te ditur Blanc, i cili per ndeshjen e pare si trajner i Frances ka preferuar emra te rinj. Pikerisht Benzema dhe shoku i tij te Reali i Madridit, mesfushori Lasana Diarra jane lojtaret qe kane me shume eksperience me skuadrën franceze, me 27 ndeshje secili, ndersa ka lojtare qe veshin per here te pare fanellen e kombëtares.
Futbolliste si Samir Nasri, Filip Mexes dhe Jeremy Menez qe nuk preferoheshin nga Domenech, janë grumbulluar nga Lorent Blanc, qe gjithsesi është shprehur se do te këtë ende ndryshime deri në nisjen e eliminatoreve te Euro 2012, ku Franca do te luaje ne te njëjtin grup me Shqipërinë, Rumaninë, Bosnje Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.