10 Janar 2025

Rënditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 10 vende

Paris, 5 shtator - Shqipëria ka zbritur dhjetë vende në renditjen e përmuajshme të FIFA-s duke u renditur në vendin e 84 për muajin shtator.

54 ndeshje ndërkombëtare (të gjitha miqësore) janë marrë parasysh për klasifikimin e organizmit më të rëndësishëm botëror të futbollit.

Dhjetëshja e parë nuk ka pësuar ndryshime, me përjashtim të Portugalisë që është ngjitur një pozicion dhe tashmë renditet e katërta, ndërsa Uruguaji ndërron vendin me kombëtaren e Cristiano Ronaldos.

Ja renditja e 20 kombëtareve më të mira:

1. Spanja 1.617 pikë
2. Gjermania 1.437
3. Anglia 1.274
4. Portugalia 1.232
5. Uruguaj 1.217
6. Italia 1.174
7. Argjentina 1.121
8. Hollanda 1.044
9. Kroacia 1.020
10.Danimarka 1.006
11.Greqia 1.001
12.Brazili 996
13.Rusia 990
14.Kili 984
15.Franca 965
16.Bregu i Fildishtë 912
17.Ekuadori 890
18.Suedia 875
19.Republika Ceke 869
20.Meksika 847

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)