Rekord kërkesash për biletat e EURO 2012
Varrshavë, 3 mars - Shitja e biletave të kampionatit EURO 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrahinë në periudhën 8 qershor deri në 1 korrik 2012 ka arritur një rekord me 12.149.425 cope të kërkuara nga e gjithë bota.
Kjo shifër është një thyerje rekordi në krahasim me të gjitha kampionatet e mëparshme dhe përfaqëson një rritje me 17% në krahasim me EURO 2008.
Me këto kërkesa-prenotime nga 206 vende të ndryshme janë kërkuar të ndiqen të gjitha ndeshjet nga nisja deri në finale.
Vendet që kanë kërkesat më të mëdha për bileta janë në Poloni dhe Ukrahinë ku dhe zhvillohet kampionati ndërsa më tej janë në Gjermani me 2.82% të kërkesave, Rusi me 1.16%, Zvicër me 1% etj.