29 Dhjetor 2024

Rekord i ri botëror në garën e maratonës

Berlin, 26 shtator - Një vrapues nga Kenia vendosi një rekord të ri botëror në garën e maratonës.

Patrik Makau fitoi sot maratonën e Berlinit, duke përshkuar distancën prej 42.2 kilometrash në 2 orë, 3 minuta e 38 sekonda.

Koha e tij ishte 21 sekonda më e mirë se sa rekordi i mëparshëm i vendosur në Berlin tre vjet më parë nga maratonisti etiopian Gebër Selassie. 26-vjeçari Makau e kishte fituar maratonën e Berlinit edhe vitin e kaluar.

Edhe Gebër Selassie mori pjesë në garën e sotme dhe vrapoi përkrah Makaut për 27 kilometra me radhë por pastaj Makau u shkëput duke dalë fitues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)